Sistem rezervimi për agjenci udhëtimi

Ontick Booking System

OnTick është sistem për agjenci udhëtimi përmes të cilit bëhet shitja biletave për udhëtime me autobus nga agjentët e shitjes. Sistemi ofron mundësitë themelore për menaxhimin e rezervimeve, linjave, financave, listës së pasagjerëve, të drejtat e agjentëve, etj.

Kontakt: 049 349 976 dhe 044 120 100

Ontick Booking System

Sistem praktik dhe i lehtë për përdorim

Sistemi OnTick është shumë i lehtë për përdorim. Nuk kërkon njohuri teknike ose programuese. Sistemi është në gjuhën shqipe por përkrahë edhe gjuhë tjera. Ky sistem i lejon administratorit të krijoj dhe të menaxhoj agjentët e shitjes, dhe iu cakton të drejta të ndryshme si agjent i thjeshtë ose moderator.

Gjithashtu në sistem menaxhohen relacionet dhe linjat e udhëtimit me mundësinë e shtimit dhe ndryshimt të tyre.

Mundësi për ta testuar

Secila agjenci që shpreh interesim për sistemin e ka mundësinë e testimit paraprak. Po ashtu ne ofrojmë edhe mundësinë e modifikimit ose ndryshimit të funksioneve për ta përshtatur sistemin me kërkesat specifike të agjencive

Nëse doni ta testoni sistemin OnTick para se ta blini, ju mund të na kontaktoni për të marr qasje në një demo të sistemit

Ontick Booking System

Hyrje në sistem demo

Para se të hyni në demo ju duhet të keni parasysh se të dhënat që janë aktualisht në demo janë vetëm të dhëna shembull dhe mund të ndryshojnë vazhdimisht gjatë testimeve nga agjenci të ndryshme

Nuk keni qasje në demo?

Funksionet dhe mundësitë e sistemit

Mundësitë e administratorit

Administratori ka të drejtat ekskluzive të menaxhimit të plotë të sistemit. Këtu përfshihen edhe parametrat e sistemit. Sistemi mund ketë një ose shumë administratorë.

Sistemi përkrahë 3 nivele të përdoruesve që janë:

  • Administrator i përgjithshëm
  • Moderator
  • Agjent i thjeshtë

Mundësitë e administratorit janë të pakufizuara si:

  • Shtimi ose editimi i shteteve dhe qyteteve,
  • Shtimi ose editimi i agjencive
  • Shtimi ose editimi i agjentëve,
  • Shtimi ose editimi i linjave
  • Shtimi ose editimi i datave dhe çmimeve,
  • Shtimi ose editimi administratorëve,
  • Shtimi ose editimi moderatorëve,
  • Përqindja dhe minusi i lejuar,
  • Shtimi i depozitave për barazime,
  • Çasje në të gjitha depozitat,
  • Çasje në të gjitha linjat,
  • Çasje në listat e pasagjerëve,
  • Rezervime për agjentë të tjerë,
  • Barazimi me agjentë,
  • Filtrime dhe raporte,
  • Etj.

Mundësitë e agjentit

Agjenti ka vetëm të drejtat bazë sa i përket shitjes së biletave dhe shikimit të raporteve persoale. Agjenti nuk mund të anulon bileta nëse këtë nuk ja lejon administratori

Mundësitë e agjentit janë:

  • Rezervimi i biletave
  • Printimi i biletave personale
  • Anulimi i biletës (nëse e ka të lejuar)
  • Shikimi i transakioneve personale
  • Printimi i transakioneve personale
  • Ndryshime bazike të profilit

Mundësitë e moderatorit

Moderatori mundet vetëm të shikojë të gjitha raportet dhe listat që i sheh admistratori, por pa mundësi shtimi dhe ndryshimi. Praktikisht llogaria e moderatorit funksionon sikur agjent i thjeshtë, por ka qasje vetëm për shikim në të gjithë sistemin

Përkrahja për klientët

Sipas kushteve të blerjes ne ofrojmë edhe trajnim të zgjeruar për përdorimin e sistemit. Po ashtu ofrojmë përkrahje të vazhdueshme si dhe trajnime grupore nëse kjo kërkohet nga klientët tanë. Kërkesat shtesë përcillen me aneks marrëveshje/kontrata

Më shumë informacione

Te dhëna teknike

Programim sipas standardeve më të reja

Programimi i sistemit të rezervimeve OnTick është bërë sipas standardeve më të reja të programimit në teknologjinë PHP/MYSQL dhe ofron performancë të mirë dhe shpejtësi të lartë. Në sistem është integruar Bootstrap 3 dhe shumë funksione tjera me Java, HTML5 dhe CSS3

Gjithashtu sipas kërkesës mund të ofrojmë edhe:

  • Përshtatjen e funksioneve
  • Shtimin e funksioneve të reja
  • Implementimin në web faqet egzistuese
  • Ralizimi komplet me web faqe
  • Monitorime shtesë
  • Etj.

Sistemi është vazhdimisht nën mbikqyrjen tonë për të siguruar mbarëvajtjen e bzineseve të klientëve tanë

Sistem i krijuar nga

Sistemi për rezervime online është plotësisht produkt i yni, i projektuar dhe i zhvilluar nga ekipi i Tickmedia në Prishtinë, nga skicat fillestare deri te implementimi i funksioneve të tij

Arben Lezi

Arben Lezi
Projektues dhe dizajnues i sistemit
049 349 976

Herolind Bytyçi

Herolind Bytyçi
Programues i sistemit
044 120 100

Na kontaktoni

Për demo dhe porosi

Na kontaktoni për të siguruar një demo të sistemit për ta testuar. Gjithashtu mund të na kontaktoni në telefon nëse ju duhen më shumë informacione rreth sistemit si dhe mundësive të blerjes

Telefon

Mob: +386 49 349 976
Mob: +377 44 120 100

Adresa

Rruga Tirana
Prime Residence C4/2 Lam A, K1 H1
10000 Prishtinë
Kosovë

Plotëso formën online